Ndërprerës Rrotullues 0-1 20A LW26-20/3 | Smarttronik Kosovë
search
  • Ndërprerës Rrotullues 0-1 20A LW26-20/3 | Smarttronik Kosovë

Ndërprerës Rrotullues Universal 0–1, 20A – LW26-20/3

15,00 €
me TVSH

Ndërprerësi rrotullues universal LW26-20/3 është një cam switch industrial me 2 pozicione (0–1) dhe 12 terminale, i projektuar për komandimin dhe ndërprerjen manuale të qarqeve elektrike.

Konstruksioni me disa grupe kontaktesh mundëson komandimin njëkohësisht të disa qarqeve, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim në panele elektrike, motorë, pompa, ventilatorë, kompresorë, makina industriale dhe sisteme automatizimi.

Sasia

  Security policy

(edit with the Customer Reassurance module)

  Delivery policy

(edit with the Customer Reassurance module)

  Return policy

(edit with the Customer Reassurance module)

Ndërprerësi rrotullues universal LW26-20/3 është një cam switch industrial me 2 pozicione (0–1) dhe 12 terminale, i projektuar për komandimin dhe ndërprerjen manuale të qarqeve elektrike.

Konstruksioni me disa grupe kontaktesh mundëson komandimin njëkohësisht të disa qarqeve, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim në panele elektrike, motorë, pompa, ventilatorë, kompresorë, makina industriale dhe sisteme automatizimi.

Pozicioni 0 shërben për çkyçjen e qarkut, ndërsa pozicioni 1 për kyçjen e kontakteve sipas konfigurimit të ndërprerësit.

Funksioni 0–1

0 – OFF: qarqet e komanduara janë të çkyçura.
1 – ON: kontaktet përkatëse mbyllen dhe qarqet aktivizohen.

Ky konfigurim është veçanërisht praktik kur me një veprim të vetëm të dorezës duhet të komutohen disa kontakte njëkohësisht.

Ku mund të përdoret?

LW26-20/3 mund të përdoret për ndezje/fikje të motorëve dhe pompave, ndërprerje të qarqeve trefazore, komandim të makinerive industriale, ventilatorëve dhe kompresorëve, si dhe për qarqe ndihmëse dhe funksione të ndryshme në panele automatizimi.

Numri më i madh i terminaleve e bën të përshtatshëm edhe për aplikime ku krahas qarkut kryesor kërkohet të komutohet njëkohësisht një qark ndihmës, sinjalizim ose funksion tjetër, sipas skemës elektrike.

Karakteristikat teknike

Karakteristika Vlera
Modeli LW26-20/3
Lloji Ndërprerës rrotullues universal / Cam Switch
Funksioni 0 – 1 / OFF – ON
Numri i pozicioneve 2
Numri i terminaleve 12
Komandimi Manual, rrotullues
Rryma termike e serisë 20 A
Tensioni i izolimit Ui 660 V
Montimi Në panel
Standardi IEC 60947-3
Përdorimi Industrial / komercial

Terminalet dhe lidhja

Ndërprerësi ka 12 terminale të numeruara 1–12. Në fotografi shihen terminalet çift 2, 4, 6, 8, 10 dhe 12, ndërsa terminalet tek janë të vendosura në anën tjetër.

Për instalimin konkret duhet të ndiqet diagrami i kontakteve i variantit LW26-20/3 ose të verifikohet vazhdimësia e kontakteve, pasi konfigurimi i cam-it përcakton se cilat terminale lidhen në pozicionin 0 dhe 1.

Avantazhet

Konstruksion kompakt për montim në panel, komandim i thjeshtë 0–1, 12 terminale për konfigurime të ndryshme, dorezë rrotulluese e qartë dhe përdorim i përshtatshëm për ambiente industriale.

10 Artikuj
Përshtypjet (0)
No customer reviews for the moment.