Sensor Fotoelektrik NPN CDD-11N 10cm M18 | Smarttronik Kosovë Prishtinë
search
  • Sensor Fotoelektrik NPN CDD-11N 10cm M18 | Smarttronik Kosovë Prishtinë

Sensor Fotoelektrik NPN Light-ON / Dark-ON – CDD-11N

25,00 €
me TVSH

Sensori fotoelektrik CDD-11N është projektuar për detektimin pa kontakt të objekteve në makina, linja prodhimi dhe sisteme automatizimi industrial.

Sasia

  Security policy

(edit with the Customer Reassurance module)

  Delivery policy

(edit with the Customer Reassurance module)

  Return policy

(edit with the Customer Reassurance module)

Sensori fotoelektrik CDD-11N është projektuar për detektimin pa kontakt të objekteve në makina, linja prodhimi dhe sisteme automatizimi industrial.

Ky model përdor metodën Diffuse Reflective, që do të thotë se sensori emeton dritën dhe detekton reflektimin që kthehet direkt nga objekti. Nuk kërkon reflektor të veçantë përballë sensorit.

CDD-11N ka dalje NPN Open Collector, punon me furnizim 12–24 VDC dhe ka distancë nominale detektimi deri në rreth 10 cm, të specifikuar me objekt referencë letër të bardhë 100 × 100 mm. Funksionimi mund të zgjidhet ndërmjet Light-ON dhe Dark-ON përmes lidhjes së telit të bardhë

Sensori është 4-telësh:

  • Kafe (Brown): +12–24 VDC
  • Kaltër (Blue): 0 V / GND
  • Zi (Black): Dalja NPN
  • Bardhë (White): Zgjedhja Light-ON / Dark-ON

Zgjedhja e mënyrës së punës:

  • Light-ON: teli i bardhë lidhet me kafen (+V) ose lihet i palidhur
  • Dark-ON: teli i bardhë lidhet me kaltër (0 V)

Skema e lidhjes:

+12...24 VDC
     │
     └──── KAFE / BROWN

0 V / GND
     │
     └──── KALTËR / BLUE

Dalja NPN
     │
     └──── ZI / BLACK ──────> PLC Digital Input


ZGJEDHJA E FUNKSIONIT

LIGHT-ON:
BARDHË / WHITE ─────> KAFE / +V
ose lihet i palidhur

DARK-ON:
BARDHË / WHITE ─────> KALTËR / 0V

Meqë sensori ka dalje NPN, kur dalja aktivizohet ajo tërheq hyrjen drejt 0 V, prandaj hyrja e PLC-së duhet të jetë e përshtatshme për sensor NPN.

Karakteristikat kryesore:

  • Modeli: CDD-11N
  • Lloji: Sensor fotoelektrik
  • Metoda e detektimit: Diffuse Reflective
  • Dalja: NPN Open Collector
  • Funksioni: Light-ON / Dark-ON i zgjedhshëm
  • Furnizimi: 12–24 VDC
  • Distanca e detektimit: deri në rreth 10 cm
  • Numri i telave: 4
  • Tela: Kafe, Kaltër, Zi, Bardhë
  • Rryma maksimale e daljes: 100 mA
  • Koha e përgjigjes: maks. 1 ms
  • Konsumi: maks. 15 mA
  • Trupi: M18 × 1
  • Materiali i trupit: Brass / metal
  • Mbrojtja: IP67
  • Mbrojtje nga lidhja e kundërt e polaritetit
  • Mbrojtje nga qarku i shkurtër
  • Rregullim i ndjeshmërisë
  • Indikator LED i funksionimit.

Përdorime tipike: detektim produktesh, numërim objektesh, pozicionim, makina paketimi, makina mbushëse, transportierë, linja prodhimi dhe sisteme automatizimi me PLC.

2 Artikuj
Përshtypjet (0)
No customer reviews for the moment.